Categories Lajme

“Ec o zotëri, unë kam pirë gjysmë kile raki”, Brataj vë duart në kokë që në mëngjes: Mua nuk më fusnin pa maskë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka rrëfyer mëngjesin e sotëm, eksperiencën e tij personale, teksa ka qenë duke marrë shërbim në një dyqan telefonie. Brataj thotë se i kanë kërkuar që të vendosë maskë, në një kohë kur vetë shitësja e mbante atë poshtë mjekrës, dhe si justifikim përdorte faktin se kishte barrierë mbrojtëse me klientët. Nga ana tjetër ka ende persona që besojnë se Covid ‘mposhtet nga rakia’, dhe vazhdojnë ta kenë pirjen e saj pjesë të rutinës së mëngjesit.

Postimi i Bratajt: Per te qeshur apo per te qare? Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker.

Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza. Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME