Categories Kulture, Lajme

Letra që la me dorën e tij kompozitori italian

Largimi nga kjo botë e Ennio Morricone-s shënon humbjen e një pjese të historisë që fillon gjysmë shekulli më parë. Kompozitori italian i dha jetë më shumë se 500 melodive, shpesh të pavdekshme, për kinemanë dhe televizionin. Fituesi i çmimit Oskar ka preferuar të lërë pas një tjetër kompozim, ndoshta më të ndjerin, atë të nekrologjisë së tij. Gjeniu që në karrierë u duartrokit për njohuritë dhe shkrirjen e përsosur të klasikëve në të tijën stilistikë muzikore, zgjedh t’i thotë lamtumirë miqve dhe familjarëve. Fjalët më të ëmbla dhe të ndjera shkojnë për të shoqen, Maria

Unë, Ennio Morricone, kam vdekur. Njoftoj të gjithë miqtë që kanë qenë gjithmonë pranë meje, si dhe ato që janë paksa larg, të cilët i përshëndes me shumë dashuri. Është e pamundur për t’i përmendur të gjithë. Por kujtoj përzemërsisht Peppuccio-n dhe Robertën, miq për kokë, shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të kem një funeral intim: Nuk dua të shqetësoj askënd! Përshëndes ngrohtësisht Inesin, Laurën, Enzo-n dhe Norbertin, sepse ndanë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj me dashuri motrat e mia, Adrianën, Maria-n, Franca-n, si dhe të dashurit e tyre. Dua t’u bëj me dije se i doja shumë. Një përshëndetje fortë, e ngrohtë dhe e thellë shkon për fëmijët e mi, Marco, Alessandra, Andrea, Giovani dhe nipërit dhe mbesat e mia, Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca. Shpresoj që ata të kuptojnë se sa shumë i doja. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Maria. Për të po ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Lamtumira më e trishtë shkon pikërisht për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME