Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkoi të vaksinohet ndërkohë kishte veshur fustanin e saj të nusërisë. Si shumë njerëz edhe Sarah Studley iu anulua dasma për shkak të Covid-19.
Megjithatë, ajo nuk e la fustanin të shkojë dëm.
Në një postim të shpërndarë nga Fakulteti Sistemit Mjekësor të Universitetit të Maryland, Studley shihet duke bërë vaksinën e saj kundër Covid-19, ndërsa shfaqet e veshur me fustanin e dasmës që nuk u realizua kurrë.
“Thjesht më dukej sikur do të ishte e pamundur që dasma të bëhej në kushte të sigurta edhe argëtuese në këtë kohë pandemie që po jetojmë. Asnjë veshje e bukur nuk duhet të qëndrojë në dollap e paveshur. Për mua vaksinimi është një festë. Shumë gjëra u anuluan, por kjo veshje, nëse asgjë tjetër, përfaqëson shpresën,” thotë ajo për mediet lokale.
Postimi ka nxitur reagime midis përdoruesve të internetit. Të shumtë janë ata që e vlerësojnë gruan për veprimin simbolik dhe shpresën që ajo përcjell për publikun.