Categories Kuriozitete

Fakte interesante për shtëpinë më të veçuar në botë

Shtëpia e bardhë, e izoluar, dhe e ndërtuar në sipërfaqen e një kodre me pamje nga Oqeani Atlanik, është cilësuar si shtëpia më e veçuar në botë. E ndërtuar mbi ishullin e largët të Ellioei, në arkipelagun e Vestmannaejarit, Islandë, thuhet se Qeveria e Islandës ia kishte dhuruar shtëpinë këngëtares islandeze me famë botërore, Bjork. Mirëpo, thuhet se kjo marrëveshje nuk është e vërtetë, pasi që disa thonë se është ndërtuar nga një miliarder anonym, si strehë në rast se ndodh fundi i botës.

Ndërsa, thashetheme të tjera ishin përhapur, gjoja mund të jetë një fetar i izoluar nga shoqëria, si eremit. Disa shkojnë deri aty sa thonë se shtëpia mund të mos ekzistojë fare, por është montazh. Fatkeqësisht, asnjë nga këto teori të bukura nuk është e vërtetë pasi që ishulli ka qenë i banuar para shumë kohësh nga një grup i vogël familjesh, në vitet 1930, por tani është krejtësisht i pabanuar. Shtëpia e bardhë u ndërtua vetëm në vitet 1950, nga një grup gjuetarësh, të cilët shkonin atje vetëm për të gjuajtur zogjtë e veçantë, dhe donin diçka si strehë.

Edhe pse duket si shtëpi ideale për pushime larg qytetërimit, aty nuk ka as energji elektrike dhe as tubacione uji, por ka një sauna islandeze, që furnizohet me ujë nga një sistem që mbushet nga shiu. Edhe pse për njerëzit nuk është vend i mirë për të jetuar, ajo shtëpi është ideale për zogjtë.

Specie të ndryshme kanë ndërtuar me dhjetëra fole në shtëpi dhe në ishull. Për këtë arsye, tani është rezervë natyrore e mbrojtur nga shteti, dhe mund të vizitohet vetëm me grupe të organizuara turistësh, me udhëtime brenda ditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME