fbpx
Kuriozitete

FOTO/Garderoba e teatrit të shembur, veshjet e aktorëve ndër vite që u larguan në çastet e fundit

Duartrokitje të pafundme, lotë emocionesh, buzëqeshjesh, teatri la pas më shumë se kaq. Jo vetëm kujtime, por një pasuri të tërë, me veshje, pasqyra, qilima, maska, kitara, kitara, tavolina, filxhanë, karrike, gjithçka nevojitet për realizimin skenik të një shfaqjeje në teatër janë ruajtur.

Zyra e Shtypit e bashkisë së Tiranës ka informuar se para shembjes së teatrit është ruajtur bobina me muzikën e luajtur në shfaqjen e Qazim Mulletin. Por jo vetëm Qazim Mulleti, melodia e të gjitha shfaqjeve të luajtura në Teatrin Kombëtar.  Janë ruajtur veshje nga shfaqja “Ezopi” të luajtur nga i madhi Kadri Roshi, veshjet e një nga shfaqjeve më të njohura në botë si “Romeo dhe Zhuljeta”, veshjet  nga shfaqja “Xhaxha Vanja” ku ka luajtur Robert Ndrenika, shfaqja “Pulëbardhat” ku ka luajtur Yllka Mujo,  shfaqja “Monserati” ku ka luajtur Bujar Lako etj. Sipas bashkisë, nga Teatri Kombëtar është ruajtur po ashtu edhe një nga ndriçuesit më të vjetër të teatrit, që prej ditës kur është ndërtuar, pra abazhuri më i vjetër.  Edhe një nga 2 dyert që shërbente për daljen e publikut nga teatri është ruajtur, një derë kjo që tanimë është mbyllur, por padyshim, teatri do të rikthehet për të gjithë ata që e adhuronin z.tosku/ /a.g/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button