Categories Sport

100 milion euro për merkato, Milan shton presionin për Rangnick e Jovic

Milan, ashtu si çdo ekip tjetër në Serie A, mbetet në pritje të datës zyrtare se kur do të rifilloj kampionati. Fakti që në buxhetin e tyre do të shtohen edhe të ardhurat nga të drejtat televizive i lejon drejtuesit e klubit kuqezi të jenë më të qetë për të programuar të ardhmen. 100 milion eurot e kërkuara nga Rangnick për të ndërtuar ekipin sipas shijeve të tij janë tashmë të garantuara nga fondi Elliot. Tekniku gjerman është i gatshëm të firmos kontratën e re 3 vjeçare nga ku do të përfitoj 6 milion euro në sezon. “Profesori” do të mbaj në Milano të dy postet, atë të drejtorit teknik dhe atë të trajnerit, do të ketë pushtetin absolut që kërkonte.

Në projektin e Rangnic nuk ka vend për Paolo Maldinin ndërsa dy ish lojtarët e tjerë të famshëm, Baresi dhe Massaro do të jenë një pikë referimi në Milanello. Edhe sa i përket merkatos, tekniku gjerman i ka idetë e qarta. Ibra mund të qëndroj por duhet të pranoj pozicionin e tij të ri, të ndihmoj lojtarët e rijnë që do të transferohen. Luka Jovic është shndërruar në objektivin kryesor, por më parë duhet parë gjendja e tij pas dëmtimit të pësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME