Categories Showbiz

Ova e filmit që përloti botën “Mrekullia në qelinë e 7” pret përgjigje nga Ylli Limani

Të gjithë ju që e keni parë filmin e famshëm turk, një prej më të ndjekurve edhe gjatë javëve të karantinës, e keni simpatizuar, pa dyshim, aktoren e vogël me rolin e Ovas. 9-vjeçarja Nisa Sofiya Aksongur ka dhënë së fundi një intervistë për “Intervista.al”, në të cilën ka ndarë me lexuesit shqiptarë emocionet që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe izolimi. E mërzitur që pandemia e ka lënë pa shkollë, por shumë e lumtur që të gjithë kanë parë filmin e saj, Ova rrëfen se për realizimin ka qenë më e vështirë përzgjedhja sesa aktrimi. Siç thotë ajo në intervistë, “zgjedhja mes mijëra fëmijëve është më e vështirë sesa të luash në film.”

Ova ka mësuar se edhe nga Shqipëria është ndjekur me shumë kureshtje dhe është simpatizuar nga i gjithë publiku shqiptar. E pyetur për Shqipërinë, Nisa tregon se do të donte shumë ta vizitonte, madje, nëse do t’i jepej mundësia, edhe do të lunate për një film në Shqipëri.

Me një pjesë të mirë të personazheve të njohur shqiptarë, 9-vjeçarja turke ka krijuar edhe kontakte: “Ka njerëz që kam shkruar në Instagram: Morena Taraku, Marina Vjollca e shumë të tjerë”, – thotë Nisa duke vijuar se i ka bërë shumë përshtypje këngëtari i njohur Ylli Limani: “Më ka bërë shumë përshtypje artisti Yll Limani dhe tani po pres që të më shkruajë dhe ai”.

Në fakt, këngën e Ylli Limanit dhe Tunës “A don hala”, Ova e ka ndarë edhe në rrjetin e saj në Instagram. Tuna, pasi ka parë postimin e vogëlushes, ka reaguar menjëherë jo vetëm për t’i shprehur asaj ndjesitë që i ka lënë filmi: “Hey, Ova. Më ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi, me shumë qejf do ta kisha këndu krejt albumin”, – shkruan Tuna. Por Ova është në pritje të Ylli Limanit, të cilin tashmë e kanë lajmëruar të gjithë fansat duke ia etiketuar emrin në rrjetin social.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME