Categories Showbiz

Jack Nicholson i jep fund karrierës në Hollywood? Michael Douglas zbulon të vërtetën për aktorin 89-vjeçar

Jack Nicholson i jep fund karrierës në Hollywood? Michael Douglas zbulon të vërtetën për aktorin 89-vjeçar

Aktori legjendar i Hollywood-it, Jack Nicholson, duket se nuk do të rikthehet më në ekran, pas më shumë se 16 vitesh larg projekteve të reja filmike. Miku i tij, aktori Michael Douglas, ka zbuluar se 89-vjeçari është mirë, por është tërhequr nga jeta publike dhe aktiviteti në kinema.

“Është mirë. Është tërhequr nga jeta publike. E kuptoj, ai e meriton”, është shprehur Douglas, duke lënë të kuptohet se një rikthim i Nicholson në ekran është pak i mundshëm.

Paraqitja e fundit e aktorit në një film ishte në vitin 2010, në komedinë romantike How Do You Know, ku interpretoi përkrah Reese Witherspoon, Owen Wilson dhe Paul Rudd.

Në vitin 2013, Nicholson kishte treguar se nuk ndiente më të njëjtën dëshirë për të qenë në qendër të vëmendjes, duke theksuar se do të pranonte të merrte pjesë vetëm në projekte që trajtonin emocionet dhe ndjenjat njerëzore.

Pavarësisht karrierave të gjata në Hollywood, Nicholson dhe Douglas nuk kanë interpretuar asnjëherë së bashku në një film.

Dalja e fundit e rëndësishme publike e Nicholson ishte në 50-vjetorin e emisionit Saturday Night Live, ku prezantoi në skenë komedianin Adam Sandler.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar për pensionimin e tij, deklaratat e Michael Douglas sugjerojnë se një prej ikonave më të mëdha të kinematografisë botërore po shijon jetën larg kamerave dhe industrisë së filmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME