Banorët e qytezës Alasehir të Turqisë nuk i kanë besuar syve kur kanë parë lindjen e një krijese të çuditshme nga barku i nje deleje. Mediat lokale raportojnë se krijesa që u lind nga një dele nuk i ngjan fare në fakt qëngjit edhe pse dy binjakët e tjerë duken krejt normal. “Delja ime lindi tre qëngja, por njëri prej tyre është shumë i çuditshë. Koka i duket më shumë si kokë njeriu se sa si kokë qëngji, ndërsa kishte shumë vështirësi të ushqehej”, shprehet fermeri për mediat turke, raporton abcnews.al
Qëngji i çuditshëm jetoi vetëm dy ditë dhe më pas ngordhi pasi ishte e pamundur që të ushqehej me qumësht nga nëna. “Njoftova veterinerin, por pash që kishte ngordhur gjatë natës”, vijoi fermeri duke shpjeguar se kanë hasur edhe më herët deformime të ngjashme në zonë. /abcnews.al