Categories Lajme

“Forcat e shtetit janë në dispozicion”, Rama: Nuk ankohem për baltën dhe pështymat që marr çdo ditë

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në rrjetin social “Facebook” bëri me dije se Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë ka ditur të përballen me fatkeqësitë. Ai gjithashtu theksoi se shumica dërrmuese e popullit ka bërë më të mirën, ndërsa theksoi se ka pasur vetëm një pakicë të zhurmshme, kundër vendimeve.

“Përgjegjësi e jashtëzakonshme të jem në krye ,në këtë përballje me pandeminë. Është një provë që po sfidon njerëzit pa dallim kombësie dhe shtresat shoqërore. Një sprovë për karakterin  kombeve, pavarësisht bindjeve apo opinioneve të ndryshme. Këtë sprove ashtu si tërmeti në shqiptarë t jemi të sfiduar ta përballojmë me forcën e karakterit tonë. Mënyra e reagimit ndaj goditjeve të tilla tregon se kush jemi. Tërmeti godet fort në një kohë të shkurtuar, virusi godet nga pak në një kohë të tejzgjatur.

Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë edhe si zëdhënës i publikut , patjetër edhe si udhëheqës. Jam krenar se si ne si popull kemi reaguar në të dyja rastet qoftë duke ndihmuar, qoftë duke sakrifikuar edhe në këtë rast me virusin. Jam krenar si kryeministër se si forcat e këtij shteti janë vënë në dispozicion. Nuk jam këtu për tu ankuar për baltën dhe pështymat që marr përditë nga pakicat e zhurmshme, mua personalisht më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME