Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me statusin e Zonës Ekonomike Speciale, për të anashkaluar rregullat për mbrojtjen e peizazhit dhe mjedisit. Megjithatë, grupet qytetare dhe organizatat mjedisore detyruan qeverinë të tërhiqte lejet.

Planet për krijimin e një Zone Ekonomike Speciale në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, janë anuluar pasi projekti i kampingut luksoz në Tavolara rrezikonte të shndërrohej në një “skandal të stilit shqiptar”.

Ka shumë ngjashmëri mes resortit që dhëndri i Donald Trump dëshiron të ndërtojë në lagunën pranë Vlorës dhe projektit Tavolara Bay në Cala Finanza. Por, ndryshe nga rasti shqiptar, qeveria italiane ndërhyri dhe tërhoqi autorizimet, duke mbështetur kërkesat e protestuesve, raporton Euronews.

Që prej 2 korrikut, projekti turistik luksoz në bashkinë Loiri Porto San Paolo – përballë ishullit Tavolara dhe rreth 20 kilometra në jug të Porto Rotondos – i zhvilluar nga kompania Tavolara Bay, nuk gëzon më autorizimin e qeverisë.

Departamenti për Jugun pranë Palazzo Chigi urdhëroi revokimin e autorizimit të dhënë më 6 shkurt 2026, i cili kishte hapur rrugën për realizimin e projektit.

Lajmi u bë publik nga vetë kryetari i bashkisë së Loiri Porto San Paolo, Francesco Lai, i cili ishte bërë objekt protestash nga banorët e Sardenjës që organizuan tubime dhe demonstrata kundër zhvillimit të projektit.

Kjo konsiderohet një fitore e madhe për banorët, grupet qytetare dhe organizatat mjedisore, të cilat u bashkuan dhe organizuan protesta të fuqishme.

Mes organizatave që kundërshtuan projektin ishin WWF, Legambiente, Italia Nostra, Gruppo di Intervento Giuridico, Liberu, Rosso Mori, Comitato Costituzione Attiva Sassari, Surra, Movimento Ambiente Sardegna, Bardianía de sa Nurra, Gruttes dhe Nurnet.

Zona ku planifikohej ndërtimi është pjesë e një parku detar të mbrojtur, ku sipas ligjit kombëtar ndalohet kategorikisht ndërtimi. Ajo mbrohet gjithashtu nga Plani Rajonal i Peizazhit, i miratuar në vitin 2006 nga Renato Soru, i cili ndalon çdo ndërtim brenda 300 metrave nga bregdeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Spanja shpallet kampione e botës, fiton me mundim ndaj Argjentinës

Kombëtarja e Spanjës e ka marrë epitetin e kampiones së botës pasi mposhti në finale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

JD Vance bëhet baba për herë të katërt

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, zonja e dytë Usha Vance, njoftuan të dielën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë arrestohen3 persona . Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm

Janë vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme tre persona të cilët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Atentati ndaj Thimjo Rubati, policia jep detaje: U qëllua me armë zjarri para biznesit të tij!

Policia ka gjetur 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku u qëllua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i emigrantëve në Tiranë, arrestohet në Rinas organizatori egjiptian

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të trafikut të klandestinëve. Seksioni për Hetimin e…

LEXO ME SHUME