Categories Kuriozitete

Horoskopi 30 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Do varet nga ju se sa e zënë do të jetë kjo fundjavë me angazhimet dhe punët e ndryshme. Qëndroni pranë atyre që ju japin këshilla të mira për problemet që po përballei tani. Çdo iniciativë që synon përmirësimin e marrëdhënieve është sigurisht e destinuar për sukses. Po sikur t’i jepni një rifreskim dhe një pastrim shtëpisë?

Demi

Nëse jeni çift, do të dini se si të shkëmbeni mendime, ndjesi, emocione, dhe do arrini të mësoni më shumë për njëri-tjetrin. Jeta juaj seksuale do jetë më e mirë se kurrë. Do shihni fishekzjarre në qiell nëse bëni çdo gjë në kohën e duhur.

Binjakët

Nëse keni probleme me të dashurin tuaj dhe lidhja është në një krizë, ekzistojnë vetëm dy zgjidhje: ose pranoni humbjen e ndjenjavenjë herë e mirë ose luftoni për pavarësinë tuaj duke dalë me miqtë tuaj deri në 3 të mëngjsit me miqtë dhe duke organizuar aventura të bukura. Përpiquni që të ta mbani gjendjen tuaj shpirtërore sa më lart.

Gaforrja

Sot do jetë një ditë e venitur për të tjerët, por për ju do jetë shumëngjyrshe. Kini parasysh ëndrrat tuaja, nuk ka asnjë arsye pse të mos i realizoni. Në dashuri mos e ktheni kokën mbrapa, çfarë ka ikur, ka ikur, tani planifikoni të ardhmen tuaj me qetësi

Luani

Është e panevojshme ta mohoni, shpenzimet janë një aktivitet që ju pëlqen shumë, madje as Hëna në shtëpinë e dytë nuk do të jetë në gjendje t’ju largojë nga kënaqësia e blerjes, aq më pak sasia e parave që po ndezin llambën e kuqe. Në dashuri do të ketë ca grindje, por nuk ka pse të vini në dyshim lidhjen.

Virgjëresha

Besimi që ju do të jeni në gjendje të ngjallni tek të tjerët mund të bëhet një lloj shkop magjik që do të hapë shumë dyer për ju. Sigurisht, do të duhet ta tregoni se e meritoni vërtet besimin që po ju jepet! Nëse ju mungon puna sot, ngushëlloni veten me të dashurin tuaj.

Peshorja

Nuk do përballeni me ndonjë problem serioz, stabilizoni marrëdhëniet që keni me njerëzit dhe mos lejoni më të ndodhin keqkuptime. Për momentin, disa projekte duhet të braktisen; kështu do të shmangni zhgënjimet, energjinë e humbur dhe paratë. Merrni kohë për të pushuar, por mos i hidhni poshtë propozimet për aventura dhe argëtim.

Akrepi

Planetet do ju bëjnë më të shoqërueshëm dhe të etur për të zbuluar horizonte të reja: vrulli krijues i ideve tuaja është fantastike. Përfitoni, pra, nga kjo ditë e cila ka të gjitha mundësitë për t’ju bërë të qëndroni të veçantë në fushat sociale dhe sentimentale. Mbrëmja dhe nata do të jetohen intensivisht me ata që i doni, duke e lënë veten të tërhiqet nga aroma e shqisave.

Shigjetari

Ju duhet të gjeni përgjigjen e një një pyetjeje që po ju mundon. Merrni kohën që ju duhet dhe më e rëndësishmja, mos u nxitoni të dilni në përfundime, mund të jenë të pasakta. Dashuria rezervon për ju gëzim dhe qetësi, ndryshe nga shëndeti. Kohët e fundit e keni lënë shumë pas dore shëndetin tuaj, mos neglizhoni sinjalet që trupi po ju dëgon.

Bricjapi

Pozicioni i bukur i Hënës ju jep mundësinë të komunikoni qartë dhe sinqerisht me të gjithë njerëzit që ju interesojnë. Nëse është dikush i veçantë në jetën tuaj dhe dëshironi të sqaroni ndjenjat tuaja, kjo është dita e duhur. Koha e mirë për të ndryshuar monotoninë në çift.

Ujori

Dita do të zhvillohet pa ngjarje të papritura: ju do përmbyllni punët e papërfunduara dhe gjendja shpirtërore juaj do të përmirësohet, ndryshe nga ditët e mëparshme. Do jeni intuitivë dhe do keni shans për të shfrytëzuar çdo mundësi që do ju vijë. Jeta sentimentale do t’ju dhurojë emocione të forta, harmonia me partnerin tuaj do të jetë e shkëlqyer nga të gjitha pikëpamjet.

Peshqit

Hëna në fushën tuaj të shtatë sjell tensione në marrëdhëniet sentimentale. Disa pyetje në lidhje me dashurinë do ju bëjnë të kthjelloheni më mirë. Duke pyetur veten pse nuk jeni plotësisht të kënaqur me jetën tuaj emocionale, do të jeni në gjendje të kuptoni se çfarë varet nga ju dhe çfarë jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME