Categories Lajme

“Ngela i llahtarisur, skandal i paparë”/ Arian Çani komenton sjelljen e Ardi Veliut: Ky është vetëm fillimi i tmerrit, kur ju them bëni gati valixhet…

Arian Çani ka reaguar për deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, për dh unimin e 15-vjeçarit disa ditë më parë nga policia. Çani e ka cilësuar si skandal publikimin e videos së nënës së adoleshentit, Zaida Çobos, teksa shihej me një pi stoletë në dorë, për të cilën ajo thotë se është marrë nga xhirimet e një filmi.

“Për ta relativizuar ngjarjen, ka thënë që ‘ja shikoni se ç’familje ka’, duke treguar nënën me një pi stoletë, ndërkohë që nëna ishte duke xhiruar një film. Janë me qindra me mijëra mesazhet nga njerëz të njohur e të panjohur që kërkojnë dorëheqjen e Ardit Veliut… Nuk e di nëse Ramsi, i plotfuqishmi, do ta japë viston për ta shkarkuar Drejtorin e Policisë pas një skandali të paparë, se duhet thënë që ishte skandal i paparë.

Drejtori i Policisë që futet në Facebook, merr një video të djalit të dh unuar dhe thotë ‘ja shikoni se ç’familje ka ky, kështu që mos t’ju dhembi shumë policia bëri këtë punë. Ne morëm masa për atë që e bëri, por ndërkohë ta dini që ky ka këtë familje’. Një tmerr i paparë në shekullin e 21. Një zyrtar i lartë… unë mbeta pa fjalë plak, është e pamundur, nuk e komenton dot, është e pamundur.

Unë nuk e njoh tipin, Ardi Veliu, kur e pashë ngela i llahtarisur. Mirë që nuk e pa që ishte në film, po si mund t’i shkojë në mendje të gjykojë dikë nga familja…. jemi fut në këtë fazë plak, pra kur ju them çdo fund emisioni bëni gati valixhet dhe urgjent sa më shpejt, ju e merrini sikur bëj shaka. S’keni parë gjë akoma, ky është vetëm fillimi i tmerrit”. /tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME