fbpx
Kuriozitete

Jo vetëm “meme”, senatori amerikan bëhet edhe kukull me grep

Imazhi nga inaugurimi i Presidentit Joe Biden i Senatorit Bernie Sanders ulur me këmbët e kryqëzuara, teksa kishte veshur dorezat kafe dhe të bardha bëri bujë në internet.

Senatori u bë një sensacion mbarëkombëtar, pasi të gjithë telespektatorët që e ndoqën nga shtëpia inaugurimin presidencial, e shndërruan në një “meme” Sandersin, përcjell abcnews.al. Por jo vetëm hit në rrjet, imazhi i senatorit është thurur edhe me grep. Kukulla unike është në ankand në eBay , me shitësin, Tobey King, që ka premtuar 100% të fitimeve të Meals on Wheels America.

Oferta fillestare për kukullën e punuar me dorë të shtunën ishte vetëm 99 cent, por deri të hënën artikulli kishte më shumë se 149 oferta dhe kanë arritur deri mbi 15,000 dollarë . Ankandi përfundon të martën pasdite.

Javën e kaluar, nisën të shiten pafund bluza me imazhin e Sanders, që frymëzoi memet e panumërta dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për programet Meals on Wheels në shtetin e Vermont në vendlindjen e Sanders.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close