Categories Covid-19, Lajme

Ndahet parakohe nga jeta punonjësi i Shërbimit Social, nuk e fiton dot betejën

Ditën e sotme ka humbur betejën me virusin Covid-19 punonjësi i Shërbimit Social Shtetëror, Jovan Kaçe. Lajmi është bërë i ditur nga vetë institucioni përmes një postimi prekës në rrjete sociale. Teksa rendit cilësitë e një qytetari model, Institucioni i Shërbimit Social Shtetëror, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

“Prehu në paqe Vani. Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes së parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë të nderuar Jovan Kaçe. Një koleg e mik i rrallë, një profesionist i shkëlqyer! Luftove fort për jetën, por virusi i tmerrshëm u tregua i pabesë me ty.

Miqtë e tu të Shërbimit Social Shtetëror do të të mbajnë gjithmonë mend të buzëqeshur si në këtë foto! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tu Vani (siç ne të thërrisnim)! U prehsh në paqe. Të qoftë i lehtë dheu” shkruan Shërbimi Social Shtetëror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME