Kuriozitete

Modeli i fundit i Range Rover u reziston plumbave dhe shpërthimeve

Range Rover, një fuoristradë luksoze e papërshkueshme nga plumbi do të jetë modeli më i ri që do të prezantohet. Ideja e këtij projekti u hodh në treg për herë të parë në vitin 2015-të.

Sipas një raporti të “LA Times”, biznesi i automjeteve të blinduara është bërë gjithnjë edhe më shumë fitimprurës, me prodhues të shumtë që parashikojnë rritje vit pas viti. Range Rover Sentineli i vitit 2020 është blinduar në mënyrë të tillë që t’i bëjë ballë një bombe dhe armëve të zjarrit AK-47 ose AR-15. Modeli i ri Sentinel peshon më shumë se dyfishin e një Range Roveri. Për të mbajtur gjithë atë peshë, makina vjen me një motor të fuqishëm V 8. Sentinel vjen i pajisur me një kapëse shpëtimi të pasme, përmes pjesës së bagazhit, në rastet kur dyert e automjetit mund të bllokohen.

Range Rover nuk e zbulon çmimin e Sentinel-it të tij më të ri, por modeli i 2015 filloi me 445,000 Dollarë. Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave duke ndikuar në rritjen e tregut.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button