Categories Lajme

Blendi Fevziu: Libri “Tirana e Nonës” detaje nga jeta ime por jo vetëm

Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano. Së bashku me Nanon, ai prezantoi për herë të parë, librin e tij të fundit të titulluar “Tirana e Nonës”.

Blendi u shpreh se ka nisur ta shkruajë librin në udhëtim e sipër, sapo avioni është ngjitur në fluturimin e radhës. Ky libër e ka rikthyer Blendin në kujtimet e fëmijërisë, në Tiranën e tij të dashur, aty ku u rrit dhe u kthye në një nga gazetarët më të suksesshëm në vend.

Duke folur për librin e tij më të fundit, “Tirana e Nonës” thekson se, në kohët e sotme kushdo që ulet të shkruajë duhet respektuar.

“Unë jam dakord me idenë se, kushdo që ulet të shkruajë duhet respektuar, për sa kohë nuk e harxhon kohën për të shkruar 5 batuta në Facebook, apo për të shoqëruar ndonjë foto në Instagram. Kur dikush vendoset përpara kompjuterit dhe mundohet të artikulojë ose të koncentrojë idenë e tij, në thelb është pozitive“, tha Fevziu.

Në rrëfimin e tij përballë Mustafa Nanos, gazetari Blendi Fevziu tregoi edhe se cilin nga librat e tij vlerëson si më të mirin dhe cilin më pak. Ndërsa përmendi disa nga titujt e librave të botuar prej tij, disa i renditi sipas cilësisë. Fevziu theksoi se libri “Tirona e Nonës” është nga librat më të mirë të shkruar prej tij.

“Në gjykimin tim, Libri “Tirana e Nonës” është më i mirë se libri “Enver Hoxha”, është më interesant, dhe aty e gjen veten një publik më i gjerë. Ka brenda edhe groteskun e shoqërisë shqiptare, ka dhimbjen, dramën njëkohësisht, ka dhe një lloj optimizmi. Ka gjithë groteskun e Shqipërisë. Shqipëria është një mini-glob ku janë vërtitur personazhe nga më të çuditshmit. Në këtë libër, unë nuk kam treguar thjesht biografinë time në ato vite, por kam rrëfyer 3 personazhe, duke i parë që prej fillimit e deri në fund të jetës së tyre, kur unë në fakt, kam qenë prezent në jetën e tyre, vetëm 10 vitet e fundit ” tha gazetari.

Pyetjes së gazetarit Mustafa Nano, se përse kishte veçuar këto 3 personazhe për librin e tij, Fevziu tha se ishte rritur më shumë me to, ndaj i kishte përzgjedhur.

Mustafa Nano: Pse keni veçuar këto 3 personazhe?

Blendi Fevziu: Sepse me to jam rritur më shumë. E kam shpjeguar edhe një herë, se unë jetoja me gjyshen. Ajo ishte personi që unë zgjohesha në mëngjes, drekë dhe në darkë. Ato ishin në fund të jetës së tyre, dhe befas ato gjetën një njeri që i dëgjonte. Zakonisht të moshuarit i dëgjojnë vetëm fëmijët, pjesa më e madhe e njerëzve të tjerë po të vësh re, nuk ja kanë ngenë, janë të lodhur etj.. Por unë i dëgjoja. Nuk besoj se ato mi thonin të gjithë gjërat, që të mbeteshin, por ato thjesht flisnin, tha Fevziu./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME