fbpx
Kuriozitete

Momenti kur lepuri i shpëton për ‘një fije floku’ leopardit

Një lepur me fat i shpëtoi për një fije floku gojës së leopardit, pasi ky i fundit tentoi ta kthente atë në ushqimin e tij. Pamjet e filmuara në Parkun Kombëtar Yala, në juglindje të Shri Lankës, shfaqin grabitqarin duke shikuar me durim lepurin, teksa qëndron i ulur vetëm disa metra larg leopardit, shkruan Daily Mail. Leopardi me kujdes pret momentin e duhur për të nisur aksionin, derisa lepuri duket i pavetëdijshëm për rrezikun që po i afrohej.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, në momentin e sulmit leopardi përballet me disa probleme, pasi shkurret ia pamundësojnë atij kapë lepurin. Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë momentin në fjalë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button