Categories Lajme

OBSH liston simptomat e reja, ja cilat janë

Organizata Botërore e Shëndetit ka listuar simptomat më pak të zakonshme të Covid-19. Simptomat e zakonshme përfshijnë rrjedhjen e hundës, dhimbje të fytit, bllokimin e hundës, dhimbjet e trupit, diarrenë dhe humbje të ndjesisë së shijës dhe të nuhaturit, shkruan The Guardian. Por ka edhe simptoma të tjera më të pazakonta që pacientët kanë paraqitur, sipas OBSH-së.

“Gishtrinjtë Covid” Pacientët në disa vende kanë raportuar skuqje të gishtërinjve, në shumë raste të shoqëruara nga ndonjë prej simptomave të zakonshme të virusit. Gjendja është quajtur “gishtërinjtë Covid”. Gazeta Evropiane e Dermatologjisë Pedeatrike raportoi një “epidemi” të simptomave të tilla midis fëmijëve dhe adoleshentëve në Itali.

Konjunktiviti / skuqja e syrit Konjunktiviti ka qenë një simptomë e rrallë në rastet e Covid-19, ku grimcat virale janë gjendur në lot. Kolegji Mbretëror i Oftamologëve dhe Kolegjit të Optometristëve thotë se “dihet se çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë në konjuktivit viral si një ndërlikim sekondar”.

Livedo ose nekroza Një studim i rishikuar nga komuniteti i shkencëtarëve në Spanjë, i botuar në Gazetën Britanike të Dermatologjisë javën e kaluar, zbuloi se 6% e 375 rasteve të koronavirusit të ekzaminuar përfshijnë livedo – vdekjen e indeve të trupit për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, ose nekrozën – zbardhjen e lëkurës. Marramendje / dhimbje koke

Një studim mbi 214 pacientë në Kinë, i botuar në revistën Jama Neurology muajin e kaluar, zbuloi se pak më shumë se një e treta e tyre (36.4%) kishin përjetuar simptoma neurologjike, siç janë marramendja ose dhimbja e kokës, duke u rritur në 45.5% paraqitja e kësaj simptome tek ata në gjendje të rëndë. Ndjesia e shpimit Disa pacientë janë ankuar se kanë përjetuar ndjesi shpimi, vërshëllimi apo edhe djegieje. Dr Waleed Javaid, drejtori i parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në spitalin Mount Sinai në Nju Jork, tha për Today.com se ka të ngjarë që përgjigjja imune e pacientit ndaj Covid-19  po shkaktonte ndjesi të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME