Një burrë nga Paragould, Arkansas në SHBA ka publikuar një video, ku tregon momentin kur qorton qenin e tij pasi ka ngrënë ushqimet që ndodheshin në tavolinë. Pronari i bërtet qenit t’i afrohet derës për ta nxjerrë jashtë, ndërsa ai i frikësuar dhe i mërzitur nuk dëshiron të dalë dhe hedh hapat me “slow motion”.
Gruaja e ka filmuar këtë situatë dhe pronari e publikon në “Instagram” duke shkruar: “Momenti kur i ha ushqimet mbi tavolinë pasi mami dhe babi largohen nga shtëpia dhe ju e dini se çfarë do ndodhë më pas”. Video do ju shkrijë së qeshuri!