Categories Sport

Futbolli pa Messin nuk do të jetë me i njëjtë, sot ai mbush 33 vjeç

Ai në ndeshjen e ‘mbrëmshme’ ndaj Bilbao’s, arriti asistin e tij të 250-të në të gjitha kompeticionet me ekipin e Barcelonës, duke i shtuar edhe 629 gola të tjerë në 722 ndeshje zyrtare me klubin blaugran, që i bie një pjesëmarrje e çmendur e golave me 879 gol/asist në 722 paraqitje. Ai gjithashtu është vetëm 1 gol larg numrit 700 të golave në karrierën e tij me klub dhe kombëtare.

Çfarë të thuhet më tepër për një alien, që prin i pari gati në çdo statistikë, madje me shifra marramendëse. Golashënues, asistues, driblues e kreator janë të gjitha cilësitë që Messi i posedon në trupin e tij, dhe gjithmonë i gatshëm për çdo ndeshje këto atribute ti përziej dhe të dhurojë show futbolli, siç bënë çdoherë.

Ndonëse Messi tani hyn’ në një moshë më të vjetër, ne si futbolldashës shpresojmë që të kemi edhe disa vite të na shoqërojë me futboll të tij spektakolar. Futbolli pa Messin nuk mund të jetë i njëjtë, andaj t’i shijojmë edhe pak kohë magjitë tij dhe të ndihemi me fat që kemi përjetuar një lojtar të tillë në epokën tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME