Edhe nëse nuk e keni parë serialin me shumë mundësi keni dëgjuar për Squid Game. Të gjithë po flasin për ‘thrilerin’ e dhunshëm që është bërë viral, që në momentin që nisi transmetimin në platformën Netflix, 2 javë më parë. Në fakt, seriali Korean, i përqendruar në një lojë brutale po ia kalon edhe serialit më të shikuar në botë në Netflix “Bridgerton”.
Në Squid Game, një grup prej 456 personash, në borxhe dhe të dëshpëruar, joshen me një lojë mbijetese, ku u jepet mundësia të largohen me 45.6 miliardë ëon (39 milionë dollarë) nëse fitojnë një seri prej gjashtë lojërash. Sfida? Ata vdesin nëse humbin.