Categories Teknologji

iPhone 13: Apple pranon telashin, thotë se do ta përmirësojë së shpejti

Gjiganti teknologjik, Apple, ka pranuar se është në dijeni të një telashi i cili po ndal funksionimin e përbashkët të telefonit të ri me orën e kompanisë. Apple ka thënë se po punon në përmirësimin e gabimit. iPhonet e rinj u lansuan të premten. Menjëherë përdoruesit gjetën një problem të vogël me pajisjen: Ajo nuk mund të shfrytëzonte veçorinë që ua lehtëson përdoruesve funksionimin edhe pse mbajnë maska.

Veçoria, e prezantuar në prill, ua mundëson përdoruesve që të hapin telefonat nëpërmjet orës Apple. Nëse telefoni vëren se fytyra e përdoruesit është e mbuluar me maskë për shkak të pandemisë, një zile bëhet në “Apple Watch”, dhe nëse kjo pajisje është afër dhe e hapur, telefoni do të hapet vetë po ashtu.

Megjithatë, kur përdoruesit morën në duar iPhone 13, gjetën se veçoria s’funksionon siç duhet. Në vend të kësaj, u dilte sinjali se “telefoni nuk është në gjendje të komunikojë me orën”, apo diçka tjetër e ngjashme. Veçoritë tjera që lidheshin në mes të iPhonet dhe Apple Watchit funksiononin normalisht.

Si përgjigje, Apple ka thënë se e ka kuptuar telashin dhe se po punon ta përmirësojë sa më shpejt që mundet. Tani për tani, kompania këshillon përdoruesit ta fikin veçorinë. Ajo mund të bëhet përmes klikimit në “Settings-Face ID & Passcode”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME