Categories Kuriozitete

UFO në Kosovë?! Objekte të paidentifikuara ndriçuan qiellin!

Mbrëmjen e së shtunës banorët e Kosovës kanë parë disa objekte të paidentifikuara që fluturonin në qiell. Në formën e disa dritave të vendosura në mënyrë simetrike, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, por nuk ishin UFO sipas Suhel Ahmetit nga Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës.

Ai sqaroi përmes një postimi në “Facebook” se këto drita ishin disa satelitë amerikanë.

“Satelitet e #SpaceX – #Starlink, zbukurojnë qiellin e Kosovës.

Kam pranuar shumë mesazhe private sa i përket disa objekteve të pa identifikuara të cilat mund të shihen me sy të hapur edhe nga pozicioni Gjeografik i Kosovës.

Dua të ju njoftojë që nuk janë #UFO por satelitë nga Kompania e shumënjohur Amerikane SpaceX.

Vendodhja e Satelitëve:
https://www.satflare.com/track.asp?q=starlink#TOP

Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyqje në internet satelitor. Kjo rrjetë do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël. SpaceX gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese.

Deri më datën 16 Prilli 2020, SpaceX ka lëshuar 362 satelitë Starlink. Ata planifikojnë të lansojnë nga 60 satelitë me Falcon 9, çdo dy javë në vitin 2020. Në total, gati 12,000 satelitë planifikohen të vendosen në fillim, me mundësi të shtohen deri në 42,000.

12,000 satelitët fillestarë janë planifikuar të orbitojnë në tri predha orbitale…”, ka shkruar Suhel Ahmetit.

/Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME