Categories Lajme

Familja me 5 anëtarë në Vlorë jeton me pensionin e gjyshes

Klithma e urisë, varfëria, dhe skamja, ka pllakosur shumë familje në qytetin e Vlorës. Familja Beçoraj, me 5 anëtarë, jeton me pensionin e gjyshes dhe me të ardhurat që kryefamiljari siguronte në të zezë. Dy fëmijët Emiljano 10 vjeç dhe Martini 6, së bashku me gjyshen 75 vjeçare Lumturie Beçoraj dhe dy prindërit qëndrojnë në një banesë të rrënuar dhe ku dyert e dritaret janë mbyllur me mjete rrethanore.

Prej më shumë se 40 ditësh babai është i detyruar të qëndrojë në shtëpi duke mos mundur të sigurojë ato pak të ardhura për ushqim. Është drejtuar shpesh herë në dyert e institucioneve vendore për ndihmë duke ju kërkuar një punë stabël , por pa gjetur zgjidhje.

“Brenda, u bë një muaj e gjysëm me pensionin e plakës. Vajtëm në bashki dhe nuk na përfillën fare”

Për Elonën, nënën 35 vjeçare të fëmijëve, situata ka qenë e tillë qëkur ajo është martuar. Me lot në sy ajo pohon se çdo ditë duhet të luftoj për bukën e gojës dhe për arsimin e fëmijëve në një shtëpi të boshatisur dhe ku për të vegjlit ka pak shpresë.

“Që kur kam ardhur nuse unë kështu ka qenë”

Gjyshja, e pikëlluar nga dhimbja duket se ka harruar sëmundjet teksa sheh djalin dhe nipat të jetojnë në një shtëpi e cila për 4 vite s’ka pasur as drita.

“Jeta jonë është e vështirë. Fëmijët kanë mbetur pa shkollë” Të dy fëmijët, këtë periudhë nuk kanë mundësi të frekuentojnë mësimin online, edhe pse dëshirën e kanë të madhe Apeli i kryefamiljarëve shkon për tu siguruar një punë, e cila do të jetë jo vetëm shpresë për fëmijët, por dhe një shembull për ta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME