Categories Kuriozitete

Vrojtohet lloji i ri shpendi në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë

Për të dytën herë brenda muajit tetor, lista e shpendëve të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë pasurohet me një lloj të ri. Këtë radhë bëhet fjlaë për laroshen e kuqërremtë (Tadorna ferruginea).

Vrojtimi pararendës për këtë lloj në vendin tonë është raportuar nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare në vitin 2017, ku një individ është fotografuar në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në këtë raportim përmendet se edhe në vitin 2014 është gjetur një individ i vrarë i këtij lloji. Raportime të mëhershme, për këtë lloj në vendin tonë pothuajse mungojnë tërësisht edhe pse lloji është i përfshirë në pak lista apo publikime mbi shpendët e Shqipërisë. Kësisoj, ky vrojtim mund të përfaqësojë të tretin në vend për këtë lloj.

Greqia dhe Bullgaria janë vendet më në perëndim të Evropës ku ky lloj është raportuar si folezues. Laroshja e kuqërremtë ka një shtrirje shumë të gjerë folezimi në të gjithë Azinë, në Lindjen e Mesme si dhe në disa vende bregdetare të Afrikës mbi-Ekuatoriale. Nëse dikush e ka hasur apo ka informacion mbi vrojtime të tjera të këtij lloji në vendin tonë është i lutur të ndajë me ne informacionin.Faleminderit! Shpendët e Shqipërisë

OBSERVATION OF NEW BIRD SPECIES IN THE PROTECTED LANDSCAPE VJOSË-NARTË

For the second time in October, the bird list of the Vjose-Narte Protected Landscape is enriched with a new species. This time we are talking about the Ruddy Shelduck (Tadorna ferruginea).

The precursor survey of this species in Albania was reported by the Albanian Ornithological Society in 2017, where an individual was photographed in Divjake-Karavasta National Park. It is mentioned in this reporting that even in 2014 another dead individual of this species has been found. Earlier reports for this species in Albania are almost completely missing, although the species is included in few lists or publications on birds of Albania. Therefore, this observation may represent the third in the country for this species.

Greece and Bulgaria are the most western countries in Europe where this species has been reported as nesting. Ruddy Shelduck has a very wide distribution range: almost in all Asia, in the Middle East as well as in some coastal countries of sub-equatorial Africa.

If anyone has encountered or has information on other surveys of this this species in Albania, is asked to please share the information with us.
Thank you!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME