Categories Lajme

Korab Litës i merret goja, deputetja e “korporatës” shkel syrin (Video)

Pa fokusin e kamerave personazhet publikë janë më natyralë, të paimpostuar, e në prani të tyre dhe ata kapen nga emocionet. Një nga këto situata patjetër që e kalojnë në punën e tyre të përditshme politikanët dhe drejtuesit e institucioneve që duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me publikun dhe mediat.

Rubrika gazmore e emisionit “Kjo javë” në News24 ka shkëputur disa nga episodet e ndodhura gjatë javës me këta përsonazhe.

Artan Lame, kreu i Agjencisë Kombëtare të Kadastrës është i pari që nuk i shpëton kamerës së News24, teksa pyet zëdhënësen e tij se ku shkon. Më pas ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëhet objektiv për shkak të përshëndetjes me efektivët e policisë. Korab Lita që kërkon vendin e Rudina Hajdarit në grupin parlamentar demokrat, e ka të vështirë të gjejë fjalët për të folur për kërcënimet ndaj saj.Deputetja Majlinda Halilaj që u bë personazh ‘Vip’ për shkak të fjalimit të saj për “Korporatën e investimeve” shfaqet në parlament dhe nuk duket shumë rehat mes deputetëve të tjerë me të cilët ka një shkelje syri.Por dhe me gazetarët deputetja e opozitës së re nuk duket shumë komod. Ndiqni disa nga momentet më të ‘lezetshme’ të javës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME