Categories Kuriozitete

Kuriozitetet më të pazakonta të gjitha kohërave

Gjeografia është një shkencë që ndryshon vazhdimisht si nga efektet politike ashtu edhe nga shkaqe natyrore. Në botë ekzistojnë shumë dukuri të rralla, situata gjeografike të çuditshme dhe të dhëna kurioze që me raste nuk kanë një origjinë të qartë.

1.Emri i qytetit më të shkurtër në botë nuk është A. Në të vërtetë ekzistojnë shumë vende të quajtura O madje edhe Y.

2.Vatikani nuk është vendi më i vogël në botë. Nëse do të konsideronim shtrirjen si masë vlerësimi vendi më i vogël në botë do të ishte sovrani ushtarak Urdhri i Maltës sepse nuk ka territor, përveç atyre të ndërtesave që zotëron në Romë si dhe disa privilegje jashtëterritoriale.

3.Kufiri më i shkurtër në botë është ai që ndan Penon de Velez de la Gomera, Spanjë nga Maroku. Është vetëm 85 metra. Deri në vitin 1934 ishte një ishull, por një stuhi e fortë mbushi me rërë hapësirën që ndante tokën duke e shndërruar në gadishull.

4.Liqeni Kostanca nuk i përket zyrtarisht askujt. I pozicionuar mes Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë, në të vërtetë kufijtë e çdo vendi shkojnë deri tek brigjet e liqenit dhe kurrë nuk është vendosur një traktat ndarjeje. Zvicerianët pohojnë se kufijtë e ndajnë liqenin në tri pjesë, austriakët e konsiderojnë si pjesë të përbashkët dhe gjermanët nuk kanë asnjë lloj qëndrimi zyrtar.

5.Bashkëpronësia më e vogël dhe njëkohësisht më e vjetër është ishulli i Fazanëve, i poziconuar në grykën e lumit Bidasoa, sovraniteti i të cilit është i ndarë mes Spanjës dhe Francës. U vendos në vitin 1659 dhe që në atë moment u firmos traktati i Pirenejve që i jepte fund luftës franko-spanjolle dhe vendosi kufijtë mes dy vendeve. Në ishull është ngritur një monument që kujton traktatin, por që askush nuk është i autorizuar ta vizitojë. Për më tepër bashkëpronësia nuk është e njëkohëshme, por alternative. Franca e zotëron për 6 muaj dhe Spanja për 6 muajt e tjerë.

6.Pavarësisht se Bolivia nuk ka dalje në det, territor që kurrë nuk ka reshtur së kërkuari, ka një armatë detare ushtarake dhe çdo 23 mars feston Ditën e Detit me një sfilatë ushtarake.

7.Qyteti më i madh në botë nuk është qyteti i Meksikës, por  Hulunbuiri i pozicionuar në provincën kineze të Mongolisë së brendshme. Ka një sipërfaqe prej 263.953 kilometra katrorë, sepse e gjithë zona juridikisht konsiderohet qytet. Ka një shtrirje më të madhe se 42 shtete amerikane.

8.Edhe pse Everesti konsiderohet si çatia e botës, në të vërtetë vullkani Chimborazo në Ekuator është pika më larg qendrës së tokës ose pika e planetit më afër diellit. Ndodh kjo dukuri sepse diametri tokësor në gjerësinë ekuatoriale është më i madh se në atë të Everestit.

9.Kola Superdeep e hapur nga sovjetikët në vitet 70-80 është ende edhe sot gropa artificiale më e thellë në botë dhe arrin 12,262 metra thellësi. Megjithatë nuk është më e gjera, këtë rekord e mban që nga 2011 Sakhalin-i në ishullin rus të Sajalín-it që ka një gjatësi prej 12.345 Diferenca i detyrohet lartësisë mbi nivelin e detit më të madhe të terrenit të ishullit edhe pse nuk është aq e thellë sa Kola. Më spektakolarja është Mina Mir në lokalitetin rus të Mirny-t.

10.Ishujt Diomedes janë dy ishuj të vegjël që ndodhen në ngushticën e Beringut. Diomedes Minor i përket Amerikës dhe në të ndodhet qyteti i Diomedes që ka 146 banorë. Diomedes Major i përket Rusisë dhe është i pabanuar. Ndarja mes dy ishujve është 4 km. Linja ndërkombëtare e ndryshimit të datës kalon përmes të dy ishujve, kështu që kur banorët e Diomedes Minor shohin Diomedes Major, në të vërtetë po shohin 21 orë në të ardhmen. Kur në Diomedes Minor ora është  10 e mëngjesit e së shtunës në Diomedes Major ora është 7 e mëngjesit e së dielës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 23 Dhjetor 2024

Dashi Sot priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Rutina do marre fund dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Dhjetor 2024

Dashi Dita do të nis me pozitivitet dhe nëse jeni çift, do të keni mundësi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 19 Dhjetor 2024

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite madje mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Dhjetor 2024

Dashi Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi Javor nga data 16 deri 22 Dhjetor 2024: Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Një javë plot mundësi për rritje personale dhe reflektime të brendshme hapet para jush.…

LEXO ME SHUME