Categories Lajme

Kurrizi i është krrysur pasi mbante djalin e par.alizuar, çifti i të moshuarve në Elbasan kërkon ndihmë

Larg Elbasanit, në njësinë administrative Bradashesh, familja Hakushi prej tre antarësh ndodhet në gjendje të mjerueshme. Aishe Hakushi 74 vjeç dhe Ali Hakushi 76 vjeç nuk kanë mundësi të kujdesen të vetëm për djalin e tyre 53 vjeç, invalid. Vite me rradhë gruaja  e ka mbajtur djalin e saj në kurriz nga mungesa e një karrigeje me rrota. Për pasoje sot shpina i është deformuar, aq sa mezi e shtyn në karrocë. Prindërit e moshuar i druhen faktit se kur te mos jenë më djali i tyre do të mbetet pa kujdes ndaj i luten shtetit të tregojë vëmendje  për njerëz që s’munden ekonomikisht dhe janë pa familje.

Para disa kohësh 53 vjecarit të paralizuar  shoqatat i bën dhuratë një motorr elektrik për të lëvizur, por u bë kohë që ai është prishur. Besim Hakushit i dhemb zemra kur sheh prindërit e tij në moshë të kujdesen për të ndaj kërkon një motor të ri. Sikur të mos mjaftonte sëmundja e djalit çdo gje në familjen Hakushi dhemb. Një ndërtesë e moçme lëngon në të ftohtë e shi, ndërsa prindërit ëndërrojnë për një strehë të ngrohtë në Elbasan pasi kështu do ta kishin më afër spitalin për të dërguar djalin sa herë ka nevojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Veliaj sot në SPAK, Kryemadhi për inceneratorët: Unë dhe LSI vendosëm standard në hetimin e korrupsionit qeveritar

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi Erion Veliaj është thirrur nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet flamuri kombëtar nga godina e Bashkisë së Tiranës

Flamuri kombëtar i Shqipërisë është hequr nga godina e Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe…

LEXO ME SHUME