Categories Lajme

Kurti: Forca jashtë Kosovës duan të përshkallëzojnë situatën në veri

Forcat policore u dërguan në veri të Kosovës për t’u siguruar që kryetarët e rinj të vazhdonin punën, pas zgjedhjeve legjitime. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti në forumin e Bratislavës ku po merr pjesë.

“Kur këta kryetarë të zgjedhur nga zgjedhjet e prillit duhet të shkonin në zyrat e tyre, të cilat ishin bosh sepse serbët ishin tërhequr drejtimi i këtyre komunave, ata u penguan. Forcat tona policore u dërguan për t’u siguruar për vazhdimin e punës së kryetarëve të zgjedhur”.

I pyetur nëse mund të shmangej kjo situatë, Kurti tha se ka forca jashtë Kosovës që duan të nxisin përleshje dhe kërkojnë që situata në veri të përshkallëzohet. Sipas tij në mesin e tyre ka njerëz të dhunshëm që përkrahin Presidentin rus Vladimir Putin, apo policë serbë.

“Ne kemi 38 komuna në Kosovë dhe ka situatë normale në to. Nuk po ndodh ajo që ka ndodhur në 4 komunat në veri të vendit. Ka forca të jashtme, pra jashtë Kosovës që duan të nxisin përleshje të dhunshme, situatë të tensionuar që situata të përshkallëzohet. Ne shikojmë njerëz të dhunshëm që shprehin përkrahjen, adhurimin për Putin. Disa prej tyre kanë qenë policë në Serbi, kanë pasur uniforma policore duke shërbyer për shtetin e Serbisë. Kanë ardhur në Kosovë për të ushtruar veprime të dhunshme”.

Sa i përket policisë së Kosovës, Kurti tha se ajo “po kryen një punë profesionale për të siguruar standarde europiane të funksionimit të institucioneve lokale në Kosovë. Ka pasur veprime të dhunshme ndaj policisë kosovare këto ditë”. “Ne po zbatojmë parimet e shtetit ligjor. Por nuk do të tolerojmë grupet nacionaliste”, shtoi Kurti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME