Categories Lajme

Joshshin të miturit në internet, shërbimet sekrete arrestojnë 2200 abuzues në disa shtete

Policia zvicerane ka kryer një mega-operacion, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga disa persona, ndërsa janë identifikuar plot 2200 raste të krimeve kundër të miturve, përfshirë abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve, si pjesë e operacionit “Teenage Mutant Ninja Turtles”, i cili u nis në internet nga policia.

Rasti daton në vitin 2012 kur policia zvicerane mori informacionin se një person që jetonte në kantonin Aargau shpërndante “material ilegal pornografik” nën pseudonimin “Ninja Turtle” duke përdorur platformën GigaTribe, e cila lejon shkëmbimin e të dhënave në mënyrë anonime.

Një hetim më pas bëri të mundur arrestimin, në të njëjtin vit, të personit që ishte një gjerman 62-vjeçar i cili u dënua në vitin 2015.  Më pas, policia zvicerane përdori profilin e tij për të ekspozuar të tjerët që kryejnë krime dhe krime seksuale ndaj fëmijëve.

“Operacioni i fshehtë i kryer në internet për disa vite ka qenë i suksesshëm,” me më shumë se 2200 autorë të krimeve kundër të miturve të identifikuar, tha policia zvicerane.

Sipas mediave të huaja, arrestimet u bënë në Zvicër, si dhe në disa shtete në botë, duke përfshirë Kroacinë, Brazilin, Francën, Perunë, Rumaninë dhe Spanjën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME