Categories Lajme

Kush e deportoi familjen shqiptare?

Një familje shqiptare është deportuar nga Islanda mëngjesin e së martës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, të cilët thonë se deri më tani nuk dihet kush urdhëroi largimin e tyre nga vendi. Ata mësojnë se mes të deportuarve është dhe një grua nëntë muajshe shtatzënë.“Familja nuk kishte marrë asnjë paralajmërim. Çështja e tyre ishte akoma në apel. Ekipi mjekësor, i cili ekzaminoi gruan tha se ajo nuk ishte në gjendje të udhëtonte. Është e paqartë se cili e porositi deportimin e tyre”, thuhet në një prej mediave lokale.

Bashkëshortët shqiptarë, identitetet të cilëve nuk bëhen të ditura, kishin edhe një fëmijë dyvjeçar me vete. Policia shkoi në banesën ku po qëndronin mbrëmjen e kaluar dhe i arrestuan. Aty u komunikua edhe vendimi për deportim të menjëhershëm.Por mediat shprehen se sipas ligjit, autoritetet duhet t’i njoftojnë azilkërkuesit përpara deportimit. Përveç kësaj, familja shqiptare ishte në pritje të vendimit nga Bordi i Apelit për Emigracionin.Gruaja shtatzënë për shkak të stresit u dërgua në spital. Atje iu nënshtrua një ekzaminimi, ku stafi vërtetoi se ajo nuk ishte në gjendje të udhëtonte dot. Por policia shkoi në maternitet dhe nxorri një ekzaminim të një mjeku të zyrës së emigracionit të bërë disa ditë më parë, e ku thuhej se ajo ishte në gjendje të udhëtonte.

Ata u arrestuan dhe rreth orës 5:00 të mëngjesit u dërguan në aeroport për të bërë deportimin e tyre.“Çështja shënon një kthim në precedentët e së shkuarës kur vjen puna të deportimet dhe dhunon ligjet në Islandë, por dhe ato ndërkombëtare. Personi që urdhëroi largimin e tyre mbetet ende i panjohur”, thonë mediat lokale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME