Categories Lajme

Kush është “babagjyshi” që tentoi sot arratinë nga 313 në Tiranë

Fatmir Pjetri ishte një nga të dënuarit që tentoi arratisjen përmes çarçafit nga burgu 313. Ai së bashku me Arbër Çekajn kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen në shesh pushimin e hyrjes së administratës. Por tentativa e tyre ka rezultuar pa sukses. Ata tashmë do të përballen me a kuzën e tentativës së largimit nga vendi vuajtjes së dënimit.

Kush është Fatmir Pjetri Fatmir Pjetri, i njohur ndryshe me nofkën “Babagjyshi” u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat p enale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjeve të ndodhura:

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi k riminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Disa nga episodet: Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë; Në datë 05.11.2013 është vjedhur me a rmë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç; Në datë 25.11.2013 është vjedhur me a rmë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;

Në datë 24.12.2013 është vjedhur me a rmë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME