Categories Lajme

Kush është gjyqtari i Tiranës që e ka kryer shkollën me korrespondencë

Gjyqësori është vatra e korrupsionit dhe mos dhënies së drejtësisë por edhe arsyeja kryesore se përse korrupsioni në Shqipëri, cilësohet si endemik, njësoj si sëmundje ngjitëse që prek shumë njerëz por edhe që penalizon të tjerët për këtë arsye ndërkombëtarët kërkuan me urgjencë nisjen e vettingut.

Arsyeja e korrupsionit galopant është emërimi në gjykata të personave që në radhë të parë kanë arsim profesional të mangët, të njohur si gjykatësit e plepave apo gjykatës që shkollën e kanë bërë me korespondencë. E më pas ata që korruptohen dhe i japin vendimet sipas interesit financiar të atyre që ofrohen për të blerë drejtësinë. Këta gjyqtarë kanë marrë emërimet nga ish KLD, një organ kolegjial shumë i diskutueshëm për vendime në mbrojtje të gjykatësve të korruptuar por edhe i përfolur për emërime politike, apo me interesa financiare.

Vettingu ka rrëzuar shumë nga këta gjyqtarë por ende në sistem ka shumë të tjerë. Ky është Flamur Kapllani, gjyqtar në gjykatën e Tiranës. Zoti Kapllani është ka bërë karrierë në sistemin e Drejtësisë nisur nga një diplomë juridiku të marrë në vitin 1997 ndërsa ka ndjekur me korrespondencë studimet në Tiranë.

Kush e kujton vitin 1997, trazirat pas rënies së piramidave, mban mend që shkollat dhe universitetet u mbyllën. Megjithatë zoti Kapllani nisi të bëjë karrierë duke arritur deri në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ne vitin 2010 me mbështetjen e ish kryeministrit Berisha dhe për disa vite qëndroi anëtar në këtë organ, në kohën kur KLD mbronte me fanatizëm kolegët që kishin problem shumë serioze me ligjin apo pasurinë e tyre. Zoti Kapllani, ende nuk e ka kaluar provën e vettingut ndërsa ashtu si gjyqtaret e tjerë po verifikohet për pasuritë dhe të ardhurat por edhe aftësitë profesionale./t.ch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME