Categories Lajme

Kush është gjyqtarja që dha dorëheqjen pak ditë pasi mori dosjen nga KPK

Liljana Sulollari (Baku), ish-gjyqtare e Gjykatës për Krimet e Rënda, dha dorëheqjen disa ditë pasi KPK i kaloi barrën e provës për kriterin e figurës dhe pasurisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi në një vendim të shkurtër të publikuar së fundmi se ndaj Liljana Sulollari (Baku), deri në dhjetor 2019 gjyqtare pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ishte vendosur ndalimi 15-vjeçar për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Vendimi i KPK sqaron se Baku, e cila i ishte nënshtruar për një vit hetimit nga Komisioni kishte dhënë dorëheqjen vetëm disa ditë pasi kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes ndaj saj dhe ishte njohur me barrën e provës në kriterin e pasurisë dhe atë të figurës.

Sipas vendimit të trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa (Bungo) dhe Roland Ilia, gjyqtares Baku më datë 22 nëntor 2019, i ishte kaluar barra e provës “për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit kryesisht”.  KPK thotë se ndaj gjyqtares hetimi ishte përfunduar në të tre kriteret, por ajo kishte barrë prove vetëm sa i përket kriterit të figurës dhe atij të pasurisë.

Sipas KPK Baku kishte tërhequr dokumentet fizik dhe elektronik më 27 nëntor, ndërkohë më 10 dhjetor 20189 Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar Komisionin se kishte “vendosur të miratojë kërkesën për dorëheqje të znj. Liljana Sulollari (Baku), duke deklaruar mbarimin e statusit të subjektit të rivlerësimit si magjistrate pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”.

Pak ditë më vonë Baku i kërkoi KPK ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar. KPK arsyeton se dorëheqja, për “angazhimit në një pozicion pune jashtë sistemit gjyqësor”, solli në përfundimin e procesit të rivlerësimit. Vendimi qartëson se “Për pasojë, subjekti i rivlerësimit znj. Liljana Sulollari (Baku) humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare”.

Dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi janë njohur me rezultatet e hetimeve kryesisht ndaj tyre./BIRN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME