Categories Lajme

Kush është noterja që ka në pronesi range roverin luksoz, U hodh në erë me tritol

Rezarta Koci është ish-noterja makina e së cilës u sulmua me tritol mbrëmjen e djeshm në zonën e Komunës së Parisit pak para mesnate.

Një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën mbrëmë teksa makina luksoze Range Rover mori dëmtime serioze pasi një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në të. Rezarta Koçi është një emër i njohur pasi ka shërbyer si asistente e ish-ministrit Eduard Halimi dhe punon si pedagoge në një universitet privat.

Mirëpo Rezarta Koçi mbeti pa licensën e noteres në maj këtij viti, pasi një ankesë në Ministrinë e Drejtësisë solli nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj dhe heqjen përgjithmopnë të licensë.

Rezarta Koçi ka lindur më 31.10.1981 në Tiranë. Ajo është diplomuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në degën “Punë sociale”. Më pas ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Justiniani. Krahas studimeve, znj. Koçi ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të shumta me fokus legjislacionin civil, të pronësisë, trashëgimisë, kontratave etj.

Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka punuar si asistente e Zv.Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Më pas pranë Avokatutës së Përgjithshme të Shtetit në periudhën 2008 – 2009, si dhe inspektore e profesioneve të lira në Drejtorinë e Inspektimit pranë Ministrisë së Drejtësisë në periudhën 2011 – 2013.

Prej vitit 2013 ushtron profesionin e noteres në zyrën e saj. Prej Janar 2020, znj. Koçi është pedagoge e jashtme pranë Fakultetit Juridik, Universiteti Europian i Tiranës.

Si iu hoq licensa në vitin 2021? një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin në vitin 2020. Ministria e Drejtësisë, me urdhër të ish-Ministres Etilda Gjonaj vendosi të niste procedim penal dhe të hiqte licensën e Rezarta Koçit. N

jë qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj. Gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë i mori në shqyrtim Bordi Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Noterisë, i cili vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në datë 6 maj 2021.faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U kap me 1 kg kokainë, pranga 31-vjeçarit në Gjermani

Forcat e “Qytetit të Sigurt” arrestuan një tregtar të dyshuar kokaine në qendër të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ 46-vjeçari vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit, humb jetën. Dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi që trafikonte kokainë në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

Policia italiane ka shkatërruar një grup që merrej me trafikun e kokainës. Ata kanë lëshuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Berat, përplasen dy automjete, humb jetën në spital 50-vjeçari!

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…

LEXO ME SHUME