Categories Lajme

Kush është prokurori i SPAK që çoi në qeli gjykatësen e Krujës?

Altin Dumani është prokurori i SPAK që udhëhoqi operacionin që çoi në pranga dhjetë persona mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës Enkeleida Hoxha, që lironte të fortët nga qelia. Me origjinë nga Shupenza e Dibrës, Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit.

Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post, sipas Dumanit, që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për 3 nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Kur u pyet se, pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë mënjanë komoditetin e prokurorisë së Apelit dhe do t’i përkushtohet luftës ndaj krimit.

Ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i ftuari i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, i tha Dumanit: “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, – u shpreh Jacobs.

Për shkak të pëlqimit që gëzonte te ndërkombëtarët, Dumani ishte një nga kandidatët më të përfolur për të marrë në dorë drejtimin e SPAK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME