Categories Lajme

Kush është shqiptari “mbret i drogës” në SHBA

Ylli Didani, 48 vjeç, me origjinë nga Janjari i Konispolit, është shpallur fajtor nga një gjykatë federale në SHBA për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.

Sipas hetimeve të DEA-s dhe autoriteteve amerikane, Didani drejtonte operacione në SHBA, Amerikën Latine dhe Evropë. Ai akuzohet për shpërndarje droge, përdorim të anijeve ndërkombëtare për trafik dhe komplot për pastrim parash.

Dokumentet gjyqësore zbulojnë se ai bleu një tokë buzë detit në Republikën Dominikane me vlerë 3 milionë dollarë, duke përdorur fonde të trafikut të drogës të transferuara përmes rrjeteve kriminale kineze të njohura si “los Chinos”.

Gjatë hetimit u sekuestruan mbi 3.400 ton kokainë të transportuar në pesë anije, me vlerë mbi 100 milionë dollarë. Gjithashtu u zbulua se Didani dhe grupi i tij kishin projektuar dronë nënujorë për fshehjen e drogës nën anije tregtare që shkonin drejt Evropës.

Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim federal në pritje të dënimit dhe përballet me një burgim të përjetshëm.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME