Categories Lajme

Kush është shqiptarja nga Korça, Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

Kozeta Miliku, shkencëtarja shqiptare me origjinë nga Korça, është renditur si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, sipas të përditshmes prestigjioze The Globe and Mail. Vlerësimi vjen si rezultat i kontributit të saj të spikatur në fushën e mjekësisë dhe kërkimeve mbi sëmundjet e fëmijëve.

Në një intervistë për gazetarin Xhensil Shkëmbi, Miliku shprehet krenare për këtë arritje, duke theksuar se studimet e saj mbi ndikimin e ushqimeve ultraprocesuara në shëndetin e fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare janë kthyer në temë diskutimi në të gjithë Kanadanë. Gjetjet e saj lidhin këto ushqime me shfaqjen e obezitetit dhe astmës në fëmijëri, dy tema që qëndrojnë në qendër të kërkimeve të saj.

“Është një arritje e madhe, vlerësim që merr nga puna që ke kryer, ndihem krenare,” – u shpreh ajo, duke shtuar se puna e saj është cituar në dy publikime të rëndësishme shkencore.
Nga Korça në Kanada përmes dijes

Miliku është formuar akademikisht në Shqipëri, ku përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Rezultatet e shkëlqyera i hapën rrugën një burse studimi nga Komiteti Europian në Holandë, e cila më pas e çoi drejt një karriere kërkimore në Kanada, ku iu ofrua një vend pune në vitin e fundit të doktoraturës.

Aktualisht, Kozeta është nënë e një vajze trevjeçare dhe thotë se mendimi për t’u rikthyer në Shqipëri i ka kaluar nëpër mendje:

“Jo për aspektin e vlerësimit, por sepse në Shqipëri i kemi të gjithë.”
Pavarësisht kësaj, ajo thekson se Kanadaja i ka ofruar gjithçka, si në aspektin profesional, ashtu edhe në jetën personale.

Kozeta Miliku është një shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë, veçanërisht për ata që ndjekin rrugën e shkencës dhe kërkimit. Vlerësimi ndërkombëtar i saj tregon se talenti shqiptar mund të lërë gjurmë të thella edhe në skenën globale të shkencës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME