Një 34-vjeçare nga Shqipëria ka humbur jetën gjatë një aksidenti tragjik në Itali. Mësohet se e reja është përfshirë në një aksident, ku mjeti i saj tip “Smart” është përplasur me një “Audi”.
Përplasja ishte e fuqishme për Elisa Danajn, e cila humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, në Romë.
Mjeti që ajo drejtonte përfundoi jashtë rruge deri tek dy makina të parkuara. Shoferi i mjetit Audi ishte një 21-vjeçar, i cili pas përplasjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik. Viktima jetonte prej kohësh në Bashkinë e Zagorolos. Ndërhyrja e mjekëve për ta shpëtuar ishte e kotë, pasi nga përplasja, ajo kishte humbur jetën menjëherë.
Siç duket edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa edhe mjeti Audi është shkatërruar në pjesën e përparme.

