Categories Lajme

Kush i vodhi 200 mln lekë te supermarketi në Sarandë? Zbarkojnë Forcat Operacionale, kontrolle në disa banesa, pranga 36-vjeçarit

Policia e Sarandës prej 48 orësh po ushtron kontrolle të shumta për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së 200 milion lekëve në supermarket “Halo” në lagjen nr.4 të Sarandës në orët e para të mëngjesit të 11 dhjetorit. Në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Vlorë, janë ushtruar kontrolle në disa biznese dhe banesa pranë vendit të ngjarjes.

Kryesisht janë kontrolluar mjedise ku mund të gjendeshin pamje filmike për të parë itenerarin e lëvizjes së autorëve. Është shoqëruar në Komisariat pronari i një biznesi sistemesh sigurie dhe është mbajtur 10 ore ku është pyetur lidhur me pamje filmike afër ngjarjes.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në banesën e biznesmenit të kondicionerëve Dh. N, 36-vjeç, i cili ka biznes pranë vendit të ngjarjes. Ai është shprehur se pajisja e tij nuk i ka të regjistruara pamjet e asaj dite.

Policia duket se nuk është mjaftuar me kaq dhe ka ushtruar kontroll në banesën e tij ku rastësisht ka gjetur 2 armë zjarri pistoletë si dhe 1 armë sportive pistoletë revolver. 36-vjeçari është arrestuar me dy akuza.

Po ashtu është ushtruar kontroll në një biznes bar-kafe ne pronësi të A. N, 46-vjeç. Policia ka zbuluar se pronari e ushtronte veprimtarinë pa licence dhe pa certifikate fiskalizimi dhe për këtë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME