Categories Lajme

Kush janë 4 shqiptarët e arrestuar në Itali për terrorizëm (Emrat)

4 shqiptarë janë arrestuar në Bari të Italisë të akuzuar për terrorizëm. Mediat italiane bëjnë me dije në të arrestuarit janë Yljan Muça, 31-vjeç, Roland Leshi 37-vjeç, Elsio Ramku 33-vjeç dhe Roland Belba 37-vjeç.

Ata akuzohen se mblidhnin fonde për aktivitetin terrorist të imamit të një xhamie në Kavajë, Genci Balla, i dënuar me 17 vite burg për rekrutimin e dhjetëra luftëtarëve të dërguar në Siri.

Mësohet se Yljan Muca ishte nismëtari i grumbullimit të parave për Genc Ballën që rekrutonte terroristë për ISIS.

Roland Leshi dhe Elsio Ramku ndërmjetësit me Genc Ballën, ndërsa lekët i kalonte Roland Belba.

Sipas hetimit të autoriteteve italiane në një rast lekët janë dërguar me një kamion, i cili u transportua me traget nga Italia. Hetimet e bazuara në teknikat moderne të monitorimit të komunimit në web, kanë identifikuar se katër shqiptarët mbështesnin propagandën xhihadiste si edhe shpërndanin komunikata e dokumente të përkthyera në shqip të ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi e zëvendësuesit të tij Ebu Ibrahim El Hashimi El Kureshi. Dokumentet në shqip redaktoheshin nga imami shqiptar i dënuar, Genci Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME