Pedagogu i njohur Ervin Goci ka reaguar sot me tone tejet të ashpra ndaj qeverisë, përsa i përket vonesës së pagave, e cila kohët e fundit ka sjellë mjaft reagime edhe nga pedagogë të tjerë.
Goci ka zgjedhur që të bëjë një postim mjaft ironik në rrjetet sociale, ku ‘’kërkon” lekë borxh, derisa rë marrë rrogën.
“Kush ka noj lek borxh sa t’më kalojnë rrogën?”, shkruan Goci, në një postim që ka marrë dhjetëra reagime nga ndjekësit, ku komentet bëjnë përgjegjëse qeverinë shqiptare.
Gjendja e arsimit të Shqipëri përballet vazhdimisht me problematika të shumta, e kjo e vonesës së pagave, padyshim që cënon rëndë edhe statusin e pavarur të pedagogëve.
Jo më larg se dje edhe pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë Rezart Prifti denoncoi mosmarrjen e pagave, ndërsa shtoi se ky është një fenomen që përsëritet çdo Janar.
