Categories Lajme

“Kush ka pensionet më të ulëta, do të marrin më shumë”/ Eksperti: Bonusi i fundvitit, pritet të jetë më i lartë

Nëpërmjet ndryshimit të buxhetit të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin total për financimin e bonusit për pensionistët prej 9.7 miliardë lekë. 

Pavarësisht se nuk ka një vendim final nga qeveria se sa do të jetë masa e shpërblimit, eksperti i pensioneve Ramadan Kondi tha se bonusi pritet të ndahet sërish me fasha dhe të jetë pak më i lartë se ai i pranverës, ku ata që kanë pensione më të ulëta do të marrin një bonus më të madh. 

“Duhet të kemi një shpërndarje, një bonus në fundvit, në përputhje me bonusin e pranverës që u dha dhe jo i fundvitit të kaluar, por mund të ketë një rritje më të madhe se ai që u dha në pranverë. Pra, nëse ai u dha i shkallëzuar, 5 mijë, 10 mijë, tani mund të bëhet 10 mijë dhe 15 mijë duke e ndarë në dy fasha, do të ishte më mirë të mund ta ndanin edhe në tre”, tha Ramadan Kondi, ekspert për pensionet. 

Pjesa dërrmuese e mbi 700 mijë pensionistëve merr një pension mesatar, ndaj sipas ekspertit do të ishte më mirë që për këtë kategori të jepet një pension i 13-të se sa bonus. 

“Të gjithë ata që janë nën pensionin mesatar, që sot pensionin mesatar në rang republike e kemi 20 mijë, po e rrumbullakos, mund të marrë edhe 20 mijë lekë bonus, domethënë një pension të 13-të. Mbi 70% e pensionistëve janë te pensioni mesatar e poshtë”. 

Ndërkohë që rritja e pensioneve sipas tij nuk mund të bëhet pa u miratuar minimum jetik. 

“Në qoftë se nuk ke përcaktuar minimumin jetik, do të thotë ti si shtet nuk ke marrë akoma përgjegjësinë për çdo qytetar të vendit sepse e lë në mëshirë të fatit. Qeveria duhet të ecë shumë shpejt për ta përcaktuar. Një pensionist që të marrë një pension të pranueshëm minimal duhet të jetë të paktën një 50% mbi minimumin jetik”. 

Sipas të dhënave zyrtare në total janë 721,398 pensionistë, prej të cilëve mbi 607 mijë marrin pension pleqërie, 66 mijë trajtohen me pension invaliditeti dhe 47,905 përfitojnë pensione familjare. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME