Categories Lajme

“Kushedi kë kam…”/ Foli për tërmetin dhe e shkarkuan, flet për herë të parë inxhinieri Seranaj

Shkarkimi nga detyra e Zevendësdekanit të Inxhinierisë së Ndërtimit i erdhi në mënyrë të befasishme inxhinierit Agim Seranaj. Profesori i inxhinierisë i cili denoncoi në media problemet e konstatuar në terren pas tërmetit të 26 nëntorit tregon  në ABC-n e mëngjesit ku flet për herë të parë pas shkarkimit nga detyra si e mori vesh lajmin. “Më ktheu nga rruga, mbërrita në zyrën etij dhe më komunikoi shqetësimin e tij për të mos bashkëpunuar dot me zëvendës dekanin”, tregon Seranaj. Seranaj nuk di të thotë saktësisht se çfarë e ka shtyre Dekanin Neritan Shkodrani ta shkarkojë pa motiv, megjithkëtë nuk përjashton mundësinë se mund ti ketë shkelur dikujt në kallo.

“Ka mënyrë të punuar pasiv dhe aktiv. Ka nga akta që mirëpresin ti përfshish, por ka nga ata si un që nuk durojnë të presin jam aktiv, dhe ktu ndoshta ka ndonjë element që të jetë trubulluar ndonjëri”, u shpreh ai. Ndërkohë profesori i inxhinierisë i tregon Enkel Demit se me vendimin e shkarkimit shefi i tij nuk ka ndjekur procedurën.

“Shpresoj ta anulojë dhe të bindet që është një gabim”, tha ai. Një ditë para shkarkimit nga detyra e zevendës dekanit të Inxhinierisë, Seranaj me një grup kolegesh i dërguan Kryeministrit dhe Presidentit sugjerimet e tyre për menaxhimin e situatës pas tërmetit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Ndërsa presin reagimin institucional inxhinieri ka një këshillë për qytetaret që iu janë dëmtuar banesat nga lëkundjet e tokës. “Të mos lejojnë ndëryrje në objekt nëse nuk ka një leje të aprovua rnga shteti”, theksoi Seranaj. Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME