Categories Politike

Kuvend/ Deputetët e rinj kërkojnë zyra e sekretarë, ja përgjigja e Ruçit

Pas propozimit për të përfituar kredi me interes të ulët ose zero si të pastrehë, deputetët e rinj, të cilët morën mandatet që dorëzuan ligjvënësit e PD-LSI, kërkojë zyra dhe sekretarë në zonat e tyre elektorale. Propozimi është artikuluar gjatë mbledhjes së fundit të Konferencës së Kryetarëve nga deputeti Adriatik Alimadhi, njëherësh kryetar i Partisë Balli Kombëtar, i cili mori mandatin e deputetit si pjesë e listës së Partisë Demokratike për Vlorën. Në mbledhjen e datës 14 tetor 2019, kryetari i grupit parlamentar të partive të djathta Adriatik Alimadhi, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u shpreh se kur deputetët e opozitës shkojnë në zonat e tyre, nuk kanë as zyra dhe as sekretarë. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, duke iu përgjigjur shqetësimit të Alimadhit, është shprehur se në 12 qarqe të vendit janë janë 24, ku 14 i ka mazhoranca dhe 12 opozita. Kreu i Kuvendit ka pohuar se ky është numri i zyrave të paracaktuar me ligj dhe vendim të Byrosë së Kuvendit, të cilat duhet të ndahen mes shumicës dhe opozitës.

“Lidhur me zyrat dhe sekretarët duhet të dini që, në 12 qarqe janë 24 zyra. Së pari, në 24 zyra, 12 zyra i ka mazhoranca dhe 12 opozita. Kur flas për mazhorancën i referohem të gjithë grupeve të mazhorancës, njëkohësisht kur flas për opozitën, i referohem të gjithë grupeve të opozitës. Së dyti, lidhur me sekretarët, çdo zyrë ka një sekretar! Ai sekretar që është caktuar duhet të gjejë konsensusin e të gjithë grupeve që janë aty. Në dijeninë time një apo dy qarqe janë pa zyra dhe pa sekretarë, të tjerat janë të kompletuara. Sekretari duhet të mbajë zyrën hapur, t’ju presë Ju dhe të mbajë shënime. Zyrë tjetër nuk ka. Kjo është e parashikuar me ligj dhe me vendim Byroje”, ka theksuar Ruçi. Nga ana e tij, Alimadhi ka vijuar duke theksuar se grupet e tjera parlamentare i kanë ndarë zyrat, ku për grupin që ai drejton nuk ka mbetur asgjë. “Sikurse e shpreha, se situata politike është shumë e vështirë. Unë shkoj në Vlorë dhe njerëzit më sulen si tradhtar e ku di unë çfarë tjetër. Ku do ulemi ne dhe ku do kontaktojmë, pasi nuk mund të ulemi në terren dhe nëpër kafe! Të dy grupet parlamentare i kanë ndarë zyrat, për ne nuk ka asgjë. Të shikohet mundësia, sepse situata politike është problem për ne dhe jo për ju”, është shprehur Alimadhi.

Diskutimet në Konferencën e Kryetarëve

-Adriatik Alimadhi: Z. Kryetar, në seancën plenare të kaluar, së bashku me deputetin Zef Shtjefni paraqitëm disa problematika, lidhur me kontaktet me qytetarët. Kur shkoj në takimet në zona kemi një problem, pasi nuk kemi zyra, sekretarë. Është shumë e vështirë kontakti me qytetarët, duke parë dhe situatën politike.

Gramoz Ruçi: Lidhur me zyrat dhe sekretarët duhet të dini që, në 12 qarqe janë 24 zyra. Së pari, në 24 zyra, 12 zyra i ka mazhoranca dhe 12 opozita. Kur flas për mazhorancën i referohem të gjithë grupeve të mazhorancës, njëkohësisht kur flas për opozitën, i referohem të gjithë grupeve të opozitës. Së dyti, lidhur me sekretarët, çdo zyrë ka një sekretar! Ai sekretar që është caktuar duhet të gjejë konsensusin e të gjithë grupeve që janë aty. Në dijeninë time një apo dy qarqe janë pa zyra dhe pa sekretarë, të tjerat janë të kompletuara.

Adriatik Alimadhi: Sikurse e shpreha, se situata politike është shumë e vështirë. Unë shkoj në Vlorë dhe njerëzit më sulen si tradhtar e ku di unë çfarë tjetër. Ku do ulemi ne dhe ku do kontaktojmë, pasi nuk mund të ulemi në terren dhe nëpër kafe! Të dy grupet parlamentare i kanë ndarë zyrat, për ne nuk ka asgjë. Të shikohet mundësia, sepse situata politike është problem për ne dhe jo për ju.

Gramoz Ruçi: Të lutem, atje një zyrë është. Sekretari duhet të mbajë zyrën hapur, t’ju presë Ju dhe të mbajë shënime. Zyrë tjetër nuk ka. Kjo është e parashikuar me ligj dhe me vendim Byroje. Sugjerime dhe mendime të tjera keni? Nuk ka, projektprogrami dhe projektkalendari t’i kalojnë për njoftim seancës plenare. Këtu e mbyllim, faleminderit.

Alimadhi: Unë shkoj në Vlorë dhe njerëzit më sulen si tradhtar e ku di unë çfarë tjetër. Ku do ulemi ne dhe ku do kontaktojmë, pasi nuk mund të ulemi në terren dhe nëpër kafe! Të dy grupet parlamentare i kanë ndarë zyrat, për ne nuk ka asgjë”.

Ruçi: Në 12 qarqe janë 24 zyra. Së pari, në 24 zyra, 12 zyra i ka mazhoranca dhe 12 opozita. Kur flas për mazhorancën i referohem të gjithë grupeve të mazhorancës, njëkohësisht kur flas për opozitën, i referohem të gjithë grupeve të opozitës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME