Categories Lajme

Ky është komandanti që shqiptarët me rekorde kriminale i ‘kthente’ në grekë (foto)

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksionin e djeshëm në Greqi ku u arrestuan 20 persona, mes të cilëve oficerë policie, zyrtarë e avokatë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pajisnin kriminele shqiptare dhe të kombësive të tjera me identitet grek, kryesisht me emra nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Mediat në Greqi kanë publikuar edhe foton e komandantit që iu gjetën 320 mijë euro në një kasafortë, pas goditjes së grupit kriminal. Emri i tij, ashtu si në rastin e efektivëve të tjerë të policisë të përfshirë, nuk është bërë i ditur, por fotoja e tij është publikuar. Banda e policëve pajisi me identitet të rremë edhe “të fortin” nga Delvina, Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjec, banues në Athinë, i cili u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkëshortes së tij në 16 nëntor.

Ai ishte dënuar më parë për një sasi kokaine në shtetit grek, ndërsa ishte akuzuar edhe për një vrasje për të cilën ishte shpallur i pafajshëm. Për çdo dokument identifikimi paguheshin 30.000 euro, ndërkohë që policia ka arritur të sekuestrojë gjatë operacionit 600.000 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME