Categories Lajme

Ky është momenti kur shoqërohet ish-gjyqtari Alaudin Malaj

Kanë dalë pamjet e momentit kur Policia ka shoqëruar ish-gjyqtarin Alaudin Malaj, pas një konflikti që ai ka pasur në zonën e Liqenit Artificial, me djalin e tij.

Malaj ka qenë bashkë me njërin nga djemtë tek Liqeni Artificial dhe në debat e sipër për një automjet, janë kapur edhe fizikisht, ndërkohë që ish-gjyqtari është në proces divorci me bashkëshorten e tij.

Më 22 gusht, bashkëshortja e ish-gjyqtarit Edlira Malaj ka kërkuar në gjykatë urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Malaj ka tentuar që të bëjë rezistencë gjatë shoqërimit, ndërsa nuk kuptohet qartë roli i një personi të tretë që ka qenë i pranishëm dhe po ashtu është shoqëruar nga Policia.

Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj dhe më pas u shkarkua nga Vetingu, ndërsa e ka konsideruar këtë një hakmarrje ndaj tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME