Categories Kuriozitete

Ky është personi që jeton në vendin më të sigurt në botë (Foto)

Për më shumë se 30 vjet, Mauro Morandi, është banori i vetëm i një ishulli përrallor në Detin Mesdhe. Nëse për shumicën nga ne, situata e qëndrimit në shtëpi është stresuese, për 81-vjeçarin kjo është jeta e tij normale. Morandi, një ish-mësues, mbërriti rastësisht në ishullin Budelli, në brigjet e Sardenjës, ndërsa u përpoq të lundronte nga Italia në Polinezia, 31 vjet më parë. Ai ra në dashuri me ujërat e kristalta të ishullit, rërën e pastër, perëndimin magjepsës të diellit dhe vendosi të qëndrojë. Menjëherë pasi zbarkoi më 1989-ën, zbuloi që kujdestari i ishullit po dilte në pension. Varka e shkatërruar e Morandit ishte pasqyrim i gjendjes së tij fizike, mendore dhe emocionale në atë kohë. Kështu që vendosi të ndryshojë jetën dhe të pranojë postin e punës.

Ishulli Budelli, një copë e vogël toke mes Sardenjës dhe Korsikës, është një nga më të bukurit e 7 ishujve që formojnë Parkun Kombëtar të Arkipelagut Madalena. Vetëm pak turistë shkojnë e vijnë në zona të caktuara të ishullit Budelli, kështu që në pjesën më të madhe të vitit, Morandi jeton vetëm. Në botën e tij të vetmuar, ai thotë se jeton në “vendin më të sigurt në Tokë”, teksa bota është e përfshirë nga pandemia e koronavirusit, i cili ka izoluar miliona njerëz brenda shtëpive të tyre. Për këtë, Morandi ka edhe disa këshilla se si të përballohet izolimi.

“Jam mirë dhe nuk kam aspak frikë”, u shpreh ai për CNN Travel, përmes telefonit celular, i cili është lidhja e tij me botën e jashtme. “Ndihem i sigurt këtu. Ky ishull ofron mbrojtje totale. Nuk ka asnjë rrezik. Këtu nuk vjen askush, nuk sheh asnjë varkë të vetme duke lundruar”. Si shumë prej nesh, shqetësimi kryesor i Morandi është për familjen e tij, e cila jeton në Modena, në veri të Italisë, një nga zonat më të goditura nga koronavirusi. “Ata po përballen me një periudhë mjaft të vështirë”, thotë ai.

Që prej shpërthimit të koronavirusit në Itali, pak gjëra kanë ndryshuar për Morandin edhe pse jeta e pjesës më të madhe të botës nuk është më e njëjtë. Atij vetëm i duhet të presë pak më shumë për ushqimet që i sjellin njerëzit nga kontinenti për shkak të kufizimeve të ashpra të vendosura nga qeveria. I vetëm në ishull, Morandi e kalon ditën duke admiruar detin, duke thithur ajrin e pastër, duke mbledhur dru, duke gatuar dhe duke… postuar në Instagram! “Unë e kaloj kohën duke bërë foto më breg të detit, kafshëve të egra dhe peizazhit dhe më pas i postoi ato në Instagram”, thotë. “Unë kam shumë ndjekës”, shprehet Morandi.

81-vjeçari ka edhe disa këshilla për të gjithë ata që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në këto ditë të vështira të pandemisë. Ai thotë se disa javë të izoluar në shtëpi, nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Përkundrazi, Morandi thekson se këtë kohë mund ta shohin si një mundësi për të njohur më shumë vetveten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 23 Dhjetor 2024

Dashi Sot priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Rutina do marre fund dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Dhjetor 2024

Dashi Dita do të nis me pozitivitet dhe nëse jeni çift, do të keni mundësi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 19 Dhjetor 2024

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite madje mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Dhjetor 2024

Dashi Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi Javor nga data 16 deri 22 Dhjetor 2024: Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Një javë plot mundësi për rritje personale dhe reflektime të brendshme hapet para jush.…

LEXO ME SHUME