Koalicioni i disa partive që përfaqësojnë serbët e Republikës së Kosovës i emëruar si “Slloboda” (Liria), kanë nominuar për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet e 6 tetorit, Nenad Rashiç.
Ky konfirmim është bërë i ditur përmes një komunikate për media, në të cilën përshkruhet edhe e kaluara e Rashiç si politikan dhe aktiviteti i tij politik në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Koalicioni – Sloboda ( Liria) përbëhet nga përfaqësuesit e serbëve autentikë kosovarë , të cilët kanë për qellim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe integrimin e tyre në shoqërinë kosovare, për të siguruar demokracinë e plotë në bashkëjetesë me të gjithë popujt të cilët jetojnë në Kosovë. Forcimi i rolit të serbëve kosovarë në procesin e vendimmarrjes, do të ketë kontribut të dukshëm në forcimin e thelbit të demokracisë dhe të vendosë bazat për një paqe të vërtetë të serbëve dhe shqiptarëve në tëre regjionin. Si njerëz përgjegjës, jemi të gatshëm që plotësisht të marrim përgjegjësi për krijimin e urave të pajtimit dhe të bashkëpunimit, ndërsa përmes veprave tona në obligohemi që rruga jonë do të jetë gjithmonë rrugë e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit.
Mbrëmë, në takimin e gjerë të koalicionit “Sloboda“, me vendim unanim, propozohet z. Nënad Rashiç , kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. ”Nenad Rashiç është shembulli i drejtë i një përfaqësuesi të vërtetë të serbëve të Kosovës, ai është një intelektual serb, inteligjent dhe i përkushtuar, i cili që nga fillimi i marrjes me politikë ka mënjanuar dallimet si dhe ka rrënuar barrierat e mosmarrëveshjeve në mes të popujve të Kosovës. Brenda 14 vjetëve të marrjes me politikë, ai ka arritur të krijojë një autoritet, reputacion dhe miqësi me përfaqësuesit e popujve të tjerë të Kosovës, por ajo që është më e rëndësishmja, serbeve të Kosovës u është krijuar shpresë dhe dëshirë se munden dhe duhet të ndikojnë në jetën e tyre dhe të familjeve të tyre në Kosove. Me këtë vendim tonë, dëshirojmë t’ju tregojmë të gjithëve në Kosovë, por edhe më gjerë, se ne do të luftojmë që të jemi të barabartë me të gjitha partitë e tjera në Kosove dhe që me pritshmëri të shohim drejt ardhmërisë sonë të përbashkët në Kosove, në të cilën një ditë, një serb do të jetë në krye të një prej tri pozitave me të larta institucionale në Kosove. E dimë se vendimi ynë do të bartë përgjegjësi shtesë për z. Nenad Rashiq, por rruga jonë e rimëkëmbjes do të jetë rrugë e gjatë dhe do të duhet të gjejmë mënyra qe njerëzit e duhur të jenë në vendet e duhura”.
Koalicioni ‘Sloboda’ do të vazhdojë të luftojë edhe më shumë për forcimin e instrumenteve të demokracisë me qëllim të krijimit të kushteve në të cilat serbët e Kosovës do të jenë pjesë e proceseve politike vendimmarrëse.